Napoli nxjerr në shitje Hysajn
16 maj 2019
| 15:08
Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Elseid Hysaj po përgatit tashmë largimin në fund të këtij sezoni, e me shumë gjasë është në listën e shitjeve të skuadrës së Napolit.
E gjithë kjo për shkak të një prapaskene. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk ka pranuar që të jetë zëvendësues në skuadër, ndaj ka ardhur ky vendim për largimin e tij.
Deri më tani dy janë pistat që shtrohen për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi: Roma dhe Interi, ekipe që kanë shprehur me kohë dëshirën për t’i pasur shërbimet e shkodranit.