
Napoli, ofertë të ‘çmendur’ për Icardin
28 shkurt 2019
| 10:52
Skuadra e Napolit ka bërë një ofertë për Mauro Icardin, i cili pritet të largohet nga Interi.
Sipas “Tuttomercato”, Napoli ia ka ofruar një kontratë mjaft tunduese Icardit, sipas së cilës, sulmuesi do t’i fitonte nëntë milionë euro me klubin e ri si dhe dy milionë euro të tjera mund t’i fitojë përmes bonuseve.
Nëse Icardi e pranon këtë ofertë dhe i refuzon ofertat e klubeve të tjera të mëdha të interesuara për të, atëherë ai do të bëhej lojtari i dytë me pagën më të lartë në Serinë A, pas Cristiano Ronaldos.