Napoli planifikon shitjen e Hysajt
19 shkurt 2019
| 15:30
Napoli po planifikon të “pasurohet” duke shitur disa nga yjet e skuadrës. I pari në listë është sulmuesi Dries Mertens, kurse pas tij gjendet mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.
Kështu raporton “Il Mattino”. Klauzola për largimin të Hysajt është 50 milionë euro. Gjithsesi deri më tani askush nuk është gati ta paguajë një shifër të tillë. Nisur nga sezoni aktual, që nuk ka qenë i mirë për shkodranin, vlera e Hysajt në treg ka pësuar rënie.
Trajneri Carlo Ancelotti nuk e ka të preferuarin e tij dhe në këto kushte shitja e tij në verë është një opsion që po merret në konsideratë. Skuadrat që kishin shfaqur interesim për Hysajn ishin Bayern Munchen dhe Chelsea.