Napoli planifikon transferimin e Belottit

16 mars 2020 | 10:05

Napoli po synon të transferojë sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, njofton “Calciomercato”.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso është një adhurues i Belottit dhe po ashtu mësohet se Torino do të kërkojë shumë më të vogël për Belottin sesa që kërkonte vitet e kaluara.

Napoli e sheh Belottin si zëvendësues për polakun Arkadiusz Milik. Milik po pritet të largohet në verë, pasi nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës.

Belotti 26-vjeçar këtë stinor ka shënuar 15 gola dhe asistuar tre tjerë në 31 ndeshje në të gjitha garat. Ai është pjesë e përfaqësueses së Italisë. Me Italinë në 27 ndeshje ka shënuar nëntë gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të…