Napoli projekton blerjet e para, Conte e dëshiron Lukakun
Janë orë deçizive në kampin e skuadrës së Napolit, kur tifozët po presin me padurim zyrtarizmin në krye të stolit, të teknikut të mirënjohur Antonio Conte.
Megjithatë, tifozeria napoletane përpos Contes, pret nga presidenca edhe blerje të mëdha këtë verë, në mënyrë që Napoli të jetë një skuadër konkurruese për fitimin e “Scudetto”-s vitin e ardhshëm.
Emrat më të spikatur janë ai i belgut Romelo Lukaku, i cili mund të zëvendësojë Osihmen, në rast se nigeriani do të shitet në këtë sesion merkatoje. Lukaku është edhe një prej futbollistëve të preferuar të Contes, me teknikun që u mbështet të belgu, në sezonin ku tek Interi fituan kampionatin, 3 sezone më parë.
Sa i përket mbrojtjes, emri më i përfolur është ai i qendërmbrojtësit të Torinos, Buongiorno, i cili vjen pas një sezoni shumë pozitiv tek klubi Granata. Megjithatë Napoli duhet të mposhtë konkurrencën e shumë klubeve të mëdha, të cilat i janë vënë pas për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit italian si dhe mbi të gjitha duhet të bind presidentin e torinezëve, Urban Cairo, i cili nuk dëshiron kurrsesi të largojë nga skuadra e tij, një prej pikave më të forta.