
Napoli rifillon stërvitjet
10 maj 2020
| 11:55
Pas dy muajsh pauzë, Napoli këtë të diel u rikthehet stërvitjeve, sigurisht individuale dhe me masat e duhura të sigurisë. Ka qenë vetë klubi napolitan që ka njoftuar rifillimin e stërvitjeve pasi të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativë pas testeve që iu nënshtruan: “Përfunduan testet diagnostikuese. Nga 10 maji të gjithë mund të zhvillojnë stërvitje individuale duke respektuar rregullat e vendosura”, thuhet në postimin e klubit.
Gattuso ka në dispozicion grupin e plotë, të gjithë lojtarët ndodhen në Napoli, të gatshëm për ta rifilluar stërvitjen.