Napoli shkarkon Ancelottin, Arsenali dhe Evertoni ‘fërkojnë’ duart
Napoli është kualifikuar për në raundin e 1/16-ave, në Ligën e Kampionëve, pasi fitoi Genkun me rezultatin 4-0, Carlo Ancelotti është shkarkuar nga De Laurentis mbrëmjen e djeshme dhe tashmë italiani është pa skuadër.
Nuk do të jetë shumë e vështirë për italianin të gjejë një ekip tjetër shumë shpejt, pasi emri i tij “peshon” në arenën ndërkombëtare.
Mediet angleze, bëjnë me dije se dy klube i janë vënë pas Ancelottit. Bëhet fjalë për Arsenalin dhe Evertonin.
“Topçinjtë” shkarkuan Unay Emerynë, para disa javësh dhe janë në kërkim të një trajneri të ri. Por, konkurrenca do të jetë e madhe, pasi Evertoni duket se ka nisur kontaktet më herët. Mbetet të shihet tashmë se ku do të vazhdojë karrierën trajneri italian, që ka eksperiencë të madhe duke trajnuar skuadra “big”.