Napoli synon përmbysjen e Arsenalit
18 prill 2019
| 11:09
Sonte (e enjte) zhvillohen ndeshjet kthyese në çerekfinale të Ligës së Evropës. Napoli i Elised Hysajt synon përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë (0-2) ndaj Arsenalit të Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit.
Afër kualifikimit në gjysmëfinale është Valencia, që e mposhti skuadrën tjetër spanjolle Villarreal (1-3), kurse edhe Chelsea ka fituar si mysafire ndaj Slavia Pragës (0-1) dhe kualifikimi është shumë afër.
Gjermanët e Frankfurtit pësuan humbje në ndeshjen e parë nga Benfica (4-2) dhe tash si vendës synojnë përmbysjen e këtij rezultati. Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora 21:00.
/Epoka e re/