Napoli triumfon kundër Beneventos

28 shkurt 2021 | 20:06

Napoli ka arritur të gjejë rrugën drejt fitores duke mposhtur në shtëpi Beneventon.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso fitoi me rezultat 2 – 0, ndeshje në të cilën kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ishte nga minuta e parë, shkruan lajmi.net.

Së pari, ishte Dries Mertens që zhbllokoi rezultatin pas 13 minutave lojë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa, ishte Politano që dyfishoi shifrat, gol që doli të jetë i fundit në ndeshje (66′).

Pas kësaj fitore, Napoli ngritët në pozitën e gjashtë me 43 pikë, derisa Benevento zbret në pozitën e 16-të me 25 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi ka vazhduar me fitore në EBC Ligën e Femrave,…