NARKOMANIA

21 shkurt 2021 | 13:24

Shkruan: Arben Dashevci

Vuajtjet e mëdha dhe dhembjet shpirtërore u janë imponuar njeriut që nga lindja e tij. Kohë pas kohe ato janë intensifikuar dhe masivizuar. Për zbutjen e vështirësive te njerëzit shpesh ka lindur etja për t’i larguar ose zvogëluar ato pakënaqësi gjë që u ka shkuar për dore zbulimi i narkotikëve.

Narkotikët në fillim janë përdorur në formë të lëngjeve të bimëve, kurse vetë rituali dhe përjetimi ka pasur ngjyrime magjike. Prandaj, shikuar historikisht, përdorimi i narkotikëve të mileniumit është i njohur gjë që ka mbetur e shënuar edhe në gjurmët e civilizimeve të lashta. Nëpër të gjitha etapat që ka kaluar njerëzimi deri në ditët e sotme ekzistojnë hove të mëdha të përdorimit të narkotikëve, me varësi dhe herë pas here të përcjella nga një varg tronditjesh shoqërore, por edhe kataklizmash natyrore të cilat këtij planeti nuk i kanë munguar.

Keqpërdorimi i llahtarshëm i narkotikëve (narkomania), në shumë shtete të botës moderne, nuk paraqet vetëm problem serioz mjekësor por, edhe problem shumë më të madh sociologjik.

Ajo nuk është tashmë problem i individit por një dukuri masive e cila po tregon tendencë të përhapjes epidemike. Kësaj i kontribuojnë edhe konfliktet, luftërat, revolucioni teknologjik, tronditjet shoqërore me përmasa të mëdha – çdo gjë që modelon tjetërsimin e njerëzve, përhapjen e padrejtësisë, shtresimin social, nxitjen e urrejtjes dhe varfërinë ekonomike.

Natyrisht, njerëzit (sidomos të rinjtë) me tërë këto nuk pajtohen, prandaj edhe kërkojnë rrugëdalje. Përmes narkotikëve ata paraqiten të ikin në botën imagjinare të fantazive dhe ëndrrave magjike në mënyrë që së paku për një kohë të shkurtër ta harrojnë ankthin dhe realitetin e përditshëm. Ata përjetojnë “perspektiva” dhe “parashikime hyjnore” në “ardhmërinë e mrekullueshme”.

Natyrisht këto janë vetëm halucinacione dhe përjetime nën ndikimin e narkotikëve. Prandaj narkomania si sëmundje sociale inkriminohet sepse shkakton deformime të personalitetit, i cili pastaj vepron në mënyrë asociale dhe antisociale.

Klasifikimi i narkotikëve

Ekzistojnë shumë klasifikime të narkotikëve, mirëpo për shkaqe pragmatike dhe klinike po e cekim klasifikimin e bazuar në suazat psikologjike dhe farmatologjike. Sipas këtij klasifikimi narkotikët ndahen në tri grupe: depresivë, stimulativë, haluciogjenë.

  1. Opiumi dhe derivatet e tij

Opiumi është lëng në formë qumështi, i cili fitohet me prerjen e gëzhojës së makut; në mbrëmje gëzhojat priten kurse në mëngjes në to paraqitet lëngu në formë të qumështit (“lotët e opiumit”), i cili pastaj trashet dhe me kohë merr ngjyrën e mbyllët kurse me trashjen e mëtejmë bëhet ë përshtatshëm për t’u gatuar në pogaçe. Opiumi përmban alkaloidë shumë efektivë ndër të cilët më i rëndësishmi është morfiumi dhe derivatet e tij: heroina, kodeini, dionini dhe dilaudidi, që kanë një përdorim të posaçëm në mjekësi. Mënyra e përdorimit të preparatit të opiumit për qëllime narkomanie është tymosja, përtypja dhe injektimi (fiksimi). Më së tepërmi këtë e marrin personalitetet emocionalisht të papjekura, sidomos ata të cilët vuajnë nga tendenca permanente. Opionmania kalon nëpër tri faza:

  1. Morfina

Shumë shpejt e krijon tolerancën, kurse toleranca zhvillohet për tri javë. Doza e vogël krijon eufori dhe ëndrra të mira. Të menduarit është përmbajtjesor dhe i bujshëm, mirëpo te ata nuk mund të ndikohet. Ndër komplikimet e shkaktuara, më e shpeshta është vdekja për shkak të dozës tepër të madhe dhe reagimit të morfinës me mundime, dridhje, ngërçe, pagjumësi dhe dëlirim.

  1. Heronia

Heronia është derivat gjysëmsintetik i morfinës të cilin i pari e ka prodhuar Desser më 1898, në Gjermani. Heroina është 20-25 herë më e fortë se morfina. Merret në mënyrë intravenoze ,shkakton depresionin në tru dhe palcë. Shfaqet dremitja, pulsi dhe frymëmarrja ngadalësohen, kurse bebëzat e syrit ngushtohen tepër. Heroinomanët janë të sëmurë rëndë për shkak të vartësisë së madhe për narkotik, prandaj te ata janë të pashmangshme shkatërrimet sociale dhe habituset psikofizike. Shumë shpesh vdesin për shkak të dozës së tepruar por edhe nga dozat e vogla për shkak të kolapsit kardiovaskular dhe edemit të mushkërive (sindroma X, i pa hulumtuar sa duhet). Te herionomanët shfaqet shpesh dukuria suicidale (vetëvrasje) me përjetime paranoide.

  1. Metadoni

Paraqet analgjetik sintetik të prodhuar në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të efekteve të tij analgjetike, në mjekësi përdoret për zvogëlimin e dhimbjeve. Narkomanët këtë e marrin vetëm në raste të domosdoshme kur nuk kanë narkotikë të tjerë.

  1. Barbiuturatët

Këto janë grup barërash shumë të fuqishme depresive që vejnë në gjumë dhe në mjekësi kanë një përdorim të gjerë. Shkaktojnë depresionin e shumë strukturave nervore për çka edhe përdorën për kthimin e gjumit dhe lirimin nga tendosja. Më e përhapura është narkomania, së këndejmi edhe më seriozja për shkak se më shpeshti përfundon me vdekje për shkak të dozave të tepruara ose për shkak të qëllimeve vetëvrasëse, qoftë madje edhe nga pakujdesia. Varësia nga barbiturate është shkas për të kaluar në narkotikë edhe më të rrezikshëm. Kombinim shumë i rrezikshëm është marrja e barbiturateve me alkool për shkak të efekteve sinergjike me efekt depresiv në Sistemin Nervor Qendror. Pikërisht marrja e kombinuar e barbiturateve dhe e alkoolit e sjell shpesh vdekjen e shpejtë.

  1. NARKOTIKËT ME EFEKTE STIMULUESE

Ky lloj narkotikësh ndikon në mënyrë eksplicituese ne SQN (Sistemin Nervor Qendror) duke sjell kështu te shtimi i gjallërisë së brendshme, zgjuarsisë së sforcuar, zvogëlimi i apetitit. Këta narkotikë, në doza më të mëdha nxisin ngacmime në agresivitet, madje edhe deri tek idetë e gabuara të përndjekjes së halucinacioneve. Në mjekësi përdoren për shërimin e narkolepsisë dhe largimin e lodhjes, por edhe për kundërvënie helmimit me barbiturate. Narkotiku më i njohur është Amfetamina, që është shumë e preferuar te studentët që mësojnë në formë fushate.

Kokaina

Është alkaloid mjaft potent i cili nxirret nga gjethi i bimës Eeythroxylon coca, në Amerikën Jugore, e cila është shumë e përhapur te vendasit në Anda. Efektet e saj së pari i kanë zbuluar edhe hulumtuar priftërinjtë e Inkëve të vjetër. Ky narkotik shumë shpejt shkakton eufori me një përjetim të bukur intelektual dhe fitim të forcës fizike. Ndikimi dhe efektet e narkotikut janë jetëshkurtër, prandaj edhe shtohet etja për marrje më të shpeshtë të tij. Pikërisht për shkak të marrjes permanente të narkotikut fillojnë të paraqiten idetë e kota të halucionacioneve dhe ndjekjeve. Me kohë shtohen çrregullimet psikike duke u shndërruar në psikozë të vërtetë dhe gjendje delirante. Prandaj kokaionomanët shumë shpejt shkatërrohen fizikisht, moralisht dhe në pikëpamje sociale.

NARKOTIKËT ME EFEKTE HALUCINOGJEN

Të gjithë narkotikët e cekur prodhojnë iluzione për botën ekzistuese duke i dhënë një dimension më të shkëlqyeshëm, duke anestezuar anët e këqija dhe përshtypjet emocionale të saj. Mirëpo, narkotikët halucinogjenë ofrojnë krejtësisht tjetër vizion: të një bote magjike, deri tash të pa përjetuar. Ana e bukur e botës tjetër është aq fascinante saqë ai i cili e “përjeton” nuk dëshiron kurrë ta humbë atë. Thjesht nuk pajtohet që t’u kthehet vrazhdësive të botës të cilës i ka ikur shumë lehtë. Narkotikun e parë e ka zbuluar më 1838, Hofmani, duke sintetizuar me sukses LSD-25. Ky narkotik te të rinjtë ka shkaktuar një ngacmim spektakular sidomos pas eksperimenteve te Livies me ta, dhe lëvizjes së fuqishme në krye të së cilës kishte dalë ai.

Klasifikimi i substancave halucionogjene

  • Vepruesit e vogël psikikë;
  • Marihuana;
  • Arra e mukatit;
  • Lëvorja e bananes;
  • Vepruesit e mëdhenj psikikë;
  • Meskalini;
  • LSD-25;
  • Psylocybini;
  • STP;
  • DMT e të tjerë;

Këto që i ceka janë fakte 100% shkencore dhe tash si të dalë në temë, si të ia filloj dhe si të mbaroj këtë temë të vështirë dhe të dhimbshme para së gjithash.

Po mundohem dhe po e jap maksimumin tim që të arrij te esenca:

Truri i Njeriut përbëhet prej tri ndarjeve kryesore dhe ato janë:

1.Palca e zgjatur;

2.Truri i vogël;

3.Truri i madh;

Po e përmendi vetëm Korteksin, pjesën e trurit të madh, dhe jo korën e trurit që është edhe i përbërë nga këto dy pjesë që përmenda: korteksi është përgjegjës për ato karakteristika psikike që janë specifike njerëzore, kurse këto janë të folurit, planifikimi, të menduarit, zgjidhja e problemeve.

Këto droga që u përmenden dhe veçoritë e kontekstit, shpjegojnë qartë se e shkatërrojnë planifikimin, të menduarit dhe zgjidhjen e problemeve.

Personi i cili përdor këto droga nuk është më në gjendje as të mendojë normal, as të planifikojë dhe as të zgjidhë problem, është e kundërta, pason shkatërrimi total dhe i vetmi mendim për të është si të arrihet deri te këto substanca shkatërruese, që të gjejë qetësi para stuhisë dhe shkatërrim në trup.

Është e dhimbshme, shumë e dhimbshme!

Paramendoni ju lutem shumë se çka i bëjnë këto droga korteksit, që është vetëm 2 deri në 3 mm, mirëpo rëndësia e tij është jetike.

Qëllimi im primar dhe i vetmi është sensibilizimi, apeli, lutja dhe kërkesa e vazhdueshme deri në infinit.

Thuaji STOP kësaj dukurie të shëmtuar!

Kujdes nga këto droga, ruani fëmijët dhe familjen, mbroni veten dhe shoqërinë.

Largohuni nga kjo rrugë e keqe, distancohuni nga kjo rrugë, sepse do të jetë familja ajo që do t’i vuajë pasojat, askush më shumë se familja nuk do ta përjetojë pasojën, kur e ka një rast të tillë në shtëpinë e vet.

Thuaji jo kësaj të keqe, jo vetëm për veten tënde, por për familjen tënde dhe për shoqërinë që të rrethon.

Kërko ndihmë sepse gjithmonë do ta gjesh dikë që të ndihmon.

Njeriu është më i fortë se guri dhe ai mundet të ia dalë, prandaj lufto dhe mos u dorëzo.

Thuaji STOP kësaj dukurie të shëmtuar, sepse është e shëmtuar, quhet si e tillë e shëmtuar, dhe mbetet e shëmtuar.

Dikush duhet t’i thotë ketë, dikush duhet të bëjë kësi apeli. Edhe një gur ose leckë nëse e largojmë nga rruga që tjetri mos të dëmtohet është një vepër e mirë dhe lëre më që të shkruajë për këtë lloj teme të vështirë dhe mjaft të dhimbshme.

Shpresoj në mirëkuptim nëse s’i kam thënë të gjitha, kam pasur shumë për të thënë, por nuk dua të jem i tepërt.

Esenca është sensibilizimi, lutja dhe apeli, prandaj po mundohem me shpirt e/i nderuar.

Për atë arsye unë jam falënderues që më lejohet të shprehem lirshëm dhe të bëj apel, lutje dhe kërkesë.

Nëse do të isha ekonomist me profesion, do të kërkoja ndihme për financa, por ja që jam një kriminalist dhe pasi që këto nuk janë tema të mira, nuk janë të ëmbla, janë të hidhura shumë, por dikush duhet t’i thotë, dhe ja që me ra mua t’i them, prandaj faleminderit për liri të shprehjes.

Gjithmonë kanë për të pyetur njerëzit cila është droga më e rrezikshme, cila vret më së shumti dhe aty ku unë kam gabuar (pyetjen) në provimin e lëndës Kriminalistika Mjekësore me shpresën që dikush tjetër të mos gabojë.

Pyetja ka qene: Cila është droga më e rrezikshme, unë e kam cekur një tjetër dhe jo alkoolin, kam dështuar në atë pyetje dhe natyrisht kam gabuar gjithsesi. Droga më e rrezikshme është alkooli dhe kështu si duket edhe do të mbetet gjithmonë.

PSE, përgjigja është e thjeshtë dhe e logjikshme, sepse sipas çdo statistike në botë, alkooli vret më së shumti, i sulmon të gjitha organet e trupit dhe për këtë arsye shkakton më së shumti vdekje në botë.

Pra Kokaina? Heroina? Kanabis? Kush është droga më e rrezikshme në botë?

Sipas shkencëtarëve, asnjëra prej tyre. Më e keqja vjen nga alkooli. Ky fakt thuhet nga dy studime të ndryshme, njëri i zhvilluar në Britaninë e Madhe dhe tjetri nga disa shkencëtarë evropianë, por që sipas të dy grupeve konfirmohet se alkooli është më i rrezikshmi.

Profesor David Nutt, i cili ka klasifikuar rreth 20 lloje drogash, duke i përballuar me 16 dëme të ndryshme që mund të shkaktojnë, rezultati më i rëndë vinte nga alkooli.

Nëse dikush dëshiron fakt tjetër le të referohet në vendet skandinave dhe në Rusi, aty do të vërtetohet se çka do të thotë alkooli, problemet dhe helmimet me të, dhe vdekjet si pasojë e këtyre helmimeve.

Logjika e thjeshtë na stimulon të mendojmë gjithmonë, si për shembull, pse trafiku ajror është më i sigurt për udhëtim se komunikacioni hekurudhor dhe ai rrugor.

Përgjigja është sepse ka më së paku aksidente, kur ka aksidente janë fatale, mirëpo fakti është se ka më së paku aksidente dhe konsiderohet më i sigurti. Kjo është edhe përgjigja  për alkoolin,

Më së shumti vdesin, helmohen, sëmuren, prandaj është edhe më i keqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, është duke promovuar linjës e…