NASA dërgon minj në hapësirë
18 prill 2019
| 11:21
NASA ka dërguar minj në dhjetëra misione në hapësirë që nga viti 2014. Në mënyrën e tyre, astronautët brejtës po kontribuojnë në përpjekjen e njerëzimit për ta eksploruar Marsin. Përpara se NASA të dërgojë njerëz në udhëtimin e gjatë drejt planetit të kuq, fillimisht dëshiron t’i zbulojë efektet që jep qëndrimi i gjatë në mikrogravitet. Dhe tani NASA publikoi rezultatet e raportit të tij për një grup minjsh që kaluan 37 ditë në hapësirë.