NASA dërgon sërish njerëz në Hënë më 2026
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) po përgatit misione të reja në Hënë, të cilat përfshijnë raketë të re për modulin me ekuipazh njerëzor si dhe tri faza në pushtimin e këtij sateliti të Tokës.
Hapi i parë përfshin ndërtimin dhe avancimin e fluturakes i cila do të udhëtojë drejt Hënës.
NASA dëshiron të përsosë projektin e një rakete super të madhe “space launch system”, të nevojshme për transport të modulëve më të mëdhenj për ekuipazh.
Kjo fluturake do të mundësojë tri misione. E para përfshinë lansimin e fluturakes pa ekuipazh, e cila do të vizitojë Hënën dhe të kthehet në Tokë, ndërsa është emëruar “EM-1”.
Misioni i dytë “EM-2” do të dërgojë ekupiazhin njerëzor, deri sa e treta do të mundësojë fluturimin deri te stacioni “Getaway”, të vendosur në orbitën e Hënës.
Ky stacion do të shërbejë si destinacion për të gjitha misionet shkencore e komerciale në Hënë, duke iu falënderuar sistemit universal të ankorimit, si dhe një varg zgjidhjesh teknologjike, të cilat do të lehtësojnë analizën e mostrave nga sipërfaqja e Hënës, njoftojnë portalet shkencore.
NASA tërheq vërejtjen se para dërgimit të ekuipazhit njerëzor do të duhet të zhvillojë teknologji “të cilat munden, por edhe s’është e thënë të bëjnë punë me të parën”.
Mu për këtë afati prej dhjetë vitesh konsiderohet si optimist.
NASA planifikon të ndërtojë fluturake me të cilët pa probleme ekuipazhin njerëzor do të mund ta zbresë e ta ngritë nga sipërfaqja e Hënës. Kjo teknologji ka rëndësi shumë të madhe, meqë ka të bëjë me jetën e ekuipazhit.
NASA planifikon edhe fushatën e zbritjes në Hënë kur do të kontaktojë kompanitë private me të cilat do të ndërtojë sisteme të vogla robotike për hulumtime të Hënë, dhe vetëm pastaj do t’i zëvendësojë me njerëz.
Ekspertët thonë se misionet, të cilat përfshijnë ekuipazhin njerëzor nuk do të nisen në Hënë para vitit 2026./gazetametro.net