Nasa dhe SpaceX: Si evoluan Kostumet e astronautëve
Kostumet e hapësirës të veshura nga astronautët për misionin e Crew Dragon janë duke marrë shumë vëmendje.
Si ndryshojnë ato nga kostumet e tjera të veshura nga astronautët në vite?
Kostumet futuriste të veshura nga Doug Hurley dhe Bob Behnken për nisjen e ndërprerë të së mërkurës, duken një botë larg nga kostumet e mëdha të fluturimit me anije kozmike, ngjyrë portokalli, të veshura kur astronautët u nisën për herë të fundit nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.
Helmetat janë të shtypura në 3D dhe dorezat janë të ndjeshme në ekranin e prekjes.
Por qëllimi i tyre kryesor mbetet i njëjtë – të mbrojnë anëtarët e ekuipazhit nga depresimi, ku ajri humbet nga kapsula. Ato gjithashtu sigurojnë që astronautët të kenë oksigjen të mjaftueshëm dhe rregullojnë temperaturën. Një lidhje komunikimi me ajër për frymëmarje sigurohet përmes një kabulli të vetëm “kërthizor” në sediljen që “futet” në kostum.
Bob Behnken rahatohet me kostumin e hijshëm të SpaceX
Kostumet e Njeriut-yll, siç thirren tashmë, janë të gjitha në një pjesë të vetme dhe janë të përshtatur për secilin nga astronautët. Pamja e tyre u konceptua nga stilisti i kostumeve në Hollywood, Jose Fernandez, i cili ka punuar në Captain America: Civil War dhe Batman v Superman: Dawn of Justice.
Por kostumet janë krijuar vetëm për përdorim brenda kapsulës së SpaceX, e njohur si Dragon Crew. Ato nuk janë të përshtatshme për t’u përdorur në vakumin e hapësirës.
Gjigandi i hapësirës ajrore Boeing gjithashtu ka një kontratë me Nasa për të transportuar astronautët në stacionin hapësinor në anijen CST-100 Starliner. Ajo gjithashtu ka zhvilluar një kostum presioni për të mbrojtur astronautët gjatë fazave kryesore të nisjes dhe kthimit.
Kostumi i Boeing Blue, veshur nga astronauti i Nasa-s Chris Ferguson
Kostumet Boeing Blue janë rreth 40% më të lehta nga brezat e veshjeve të mëparshëme të hapësirës të mbajtuara nga astronautët amerikanë, dhe më fleksibël.
Kostumi përmban një seri shtresash të ndryshme të brendshme për t’i mbajtur të freskët astronautët. Veshja e hapësirës gjithashtu ka doreza të ndjeshme në ekranin e prekjes, kështu që astronautët mund të punojnë me tableta në anije kozmike. Përkrenarja e butë, e ngjashme me një kapuç, përmban një vizion të gjerë për t’u dhënë pasagjerëve shikueshmëri më të mirë përgjatë udhëtimit të tyre drejt e në hapësirë.
Zinxhirët në zonën e kraharorit do ta bëjnë më të thjeshtë për astronautët të kalojnë me lehtësi nga ulur në këmbë.
Në Tetor të vitit 2019, Nasa ndau me publikun një vështrim të detajuar mes dy kostume të gjeneratës së ardhshme për programin e agjencisë , te quajtur Artemis. Në këtë përpjekje, Nasa do të kërkojë të kthejë astronautët në Hënë deri në vitin 2024, duke përdorur anijen hapësinore të agjencisë Orion.
Njësia për Lëvizshmërinë Eksploruese jashtë Anijes Kozmike, ose xEMU, (L) dhe kostumi i mbijetesës nga Orion, të cilat iu paraqitën publikut në vitin 2019
Një prej kostumeve quhet Orion Crew Survival System, dhe është e krahasueshme me kostumet e përdorura nga SpaceX dhe Boeing. Të kujton të ashtuquajturat kostume të Kungullit të përdorura nga astronautët e anijeve hapësinore, por është më e lehtë.
Kostumi tjetër, i quajtur Njësia për Lëvizshmërinë Eksploruese (XEMU) është krijuar për tu veshur në sipërfaqen e Hënës. Eshtë shumë më e rëndë se kostumet e presionit të dizajnuara për tu veshur brenda anijes.
Kjo për shkak se duhet të mbrojë veshësin nga ekstreme të temperaturës jashtë mureve të anijes, dhe të sigurojë disa mbrojtje kundër mikrometeoriteve dhe grimcave të tjera të vogla të mbeturinave të hapësirës. Në këtë drejtim, është e ngjashme me kostumet e përdorura më parë për ecjen në hapësirë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Kozmonauti Alexander Skvortsov i veshur me kostumin Orlan jashtë stacionit hapësinor në vitin 2014
Ekzistojnë dy kostume të përdorura për ecjet hapësinore në ISS (Stacioni Nderkombëtar i Hapsirës). Njëra është tipi rus Orlan, i cili u përdor për herë të parë në dhjetor të vitit 1977.
Orlan është një kostum i përbërë nga një pjesë e vetme. “Paketa e shpinës” hapet si një derë frigoriferi, duke lejuar që austonauti të futet brenda.
Kostum i Lëvizshmërisë Eksploruese jashtë Anijes Kozmike të Nasa-s (EMU) u prezantua në vitin 1981 dhe është kostumi tjetër që përdoret për ecjet në hapsirë në ISS ( Stacioni Ndërkombëtar i Hapsirës).
Astronauti suedez Christer Fuglesang në një ecje hapësinore me kostumin EMU
Për dallim nga Orlan, EMU vjen në dy pjesë të ndara, një gjysmë e poshtme dhe një e sipërme. Kostumi është gjysmë i ngurtë dhe siguron rreth 8.5 orë mbështetje jetësore për veshësin e tij jashtë në vakumin e hapësirës.
Kostumet e veshura nga astronautët e misionit të Apollo-s në Hënë u quajtën edhe EMU. Ishte rezultat i zhvillimit ndër vite.
Buzz Aldrin në Hënë në vitin 1969
Kostumet e hapsirës kanë bërë një rrugë të gjatë që nga ecja e parë hapësinore nga kozmonauti i ndjerë Alexei Leonov në Mars 1965.
Kostumi i Leonov u fry pasi doli jashtë në vakum, kështu që duart e tij dolën nga dorezat. Vetëm duke nxjerrë ajrin jashtë kostumit, i cili e vuri kozmonautin në rrezik nga përkuljet, ai ishte në gjendje të kthehej brenda anijes.
Një pikturë nga Alexei Leonov e ecjes së tij hapësinore në vitin 1965.
Përpjekja e ardhshme e anijes së Crew Dragon për lëshim është vendosur për të Shtunën në orën 15:22 EDT / 09:22 me orën shqiptare, nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida. /BBC/