NASA jep hollësi për shpërthimin e yllit xhuxh
Në atë që quhet “ngjarje që ndodh një herë në jetë”, drita nga një shpërthim termonuklear në një yll mund të bëhet e dukshme së shpejti.
T Coronae Borealis (i njohur gjithashtu si T Cor Bor, T CrB dhe ylli Blaze) do të jetë po aq i ndritshëm sa ylli i veriut.
Bëhet e ditur se T CrB bëhet i dukshëm çdo 80 vjet pas një shpërthimi termonuklear në sipërfaqen e një ylli që njihet si xhuxhi i bardhë, rreth 3000 vjet dritë larg.
Xhuxhi thith hidrogjen nga një gjigant i kuq fqinj dhe kjo shkakton një grumbullim presioni dhe nxehtësie që përfundimisht shkakton shpërthimin.
I njohur si nova, shpërthimi pritet të bëhet i dukshëm në çdo kohë nga tani deri në shtator, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
E kjo ngjarje nga NASA cilësohet si “ngjarje që ndodh një herë në jetë”.
Ndërsa fenomeni spektakolar është vërejtur më parë, kjo do të jetë hera e parë që ai do të studiohet me teknologji moderne.
Andaj edhe shpërthimi po pritet nga shkencëtarët me më emocione.
Teleskopi hapësinor me rreze gama Fermi i NASA-s, teleskopi hapësinor James Webb dhe grupi i madh i Observatorit Kombëtar të Astronomisë së Radios në New Mexico janë vetëm disa nga instrumentet që do të gjurmojnë dritën.
Ndryshe, NASA ka një hartë të Corona Borealis për t’i ndihmuar njerëzit të përcaktojnë se ku të shikojnë.