NASA ka filluar të flasë më hapur për alienët: A jemi vetëm ne?

15 shtator 2023 | 08:45

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) organizoi një konferencë për shtyp ku për herë të parë u diskutua më hapur për ekzistencën e mundshme të alienëve.

Në prezantimin e raportit prej 36 faqesh, i cili përmban vëzhgime mjaft teknike dhe shkencore, NASA tha se ende nuk ka asnjë provë përkatëse që mund të konfirmojë ekzistencën e jashtëtokësorëve, por se ka disa fenomene që duhet të hetohen patjetër.

“NASA do të hetojë atë që quhet UAP, pra dukuri anormale të paidentifikuara. Ajo do të punojë me teknologji të përmirësuar, por edhe në bashkëpunim me inteligjencën artificiale”, shkruan bbc.

Në faqen e fundit të raportit, theksohet se ende nuk ka prova të mjaftueshme për të arritur një përfundim në të cilin UAP do të identifikohej si një burim jashtëtokësor.

“Megjithatë, ato objekte duhej të udhëtonin nëpër sistemin tonë diellor për të arritur këtu”, tha NASA.

Megjithëse raporti nuk arriti në përfundimin se ekziston jeta jashtëtokësore, NASA nuk e mohoi mundësinë që teknologjia potencialisht e panjohur jashtëtokësore është ende duke vepruar në atmosferën e Tokës.

“UAP është një nga misteret më të mëdha të planetit tonë dhe kjo është kryesisht për shkak të mungesës së të dhënave me cilësi të lartë. Pavarësisht provave që UAP-të janë të dukshme, nuk ka të dhëna të mjaftueshme që mund të përdoren për të nxjerrë përfundime shkencore rreth natyrës dhe origjinës së tyre”, tha Nicola Fox, drejtor i asociuar i Divizionit të Misioneve Shkencës të NASA-s.

NASA deklaroi gjithashtu se fenomeni UAP do të hetohet nga një ekip i ri, por kjo agjenci nuk ka dashur të ndajë emra me publikun.

“Një nga arsyet për këtë mund të jetë se ata duan të mbrojnë drejtorin e ri nga çdo ngacmim i mundshëm në publik. Është raportuar se NASA e merr sigurinë e ekipit jashtëzakonisht seriozisht dhe se kërcënimet luajtën një rol të madh në mos publikimin e emrit të drejtorit të ardhshëm të ngarkuar për hulumtimin e këtyre fenomeneve”, njoftoi agjencia.

Ajo që është interesante është se NASA iu referua raportit meksikan dhe “prezantimit” të alienëve në ndërtesën e Kongresit.

Eksperti i vetëshpallur i UFO-ve, Jaime Maussan prezantoi në seancë ato që ai i përshkroi si dy trupa të lashtë “çnjerëzor” që ai pretendoi se ishin jashtëtokësorë. Gjatë prezantimit, Maussan tha se trupat u gjetën në Peru në vitin 2017 dhe se testimi përcaktoi moshën e tyre mbi 1800 vjeç.

“Sillni mostrat dhe provat në dispozicion të komunitetit shkencor botëror dhe ne do të shohim se çfarë ka”, deklaroi NASA. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat mbrojtëse të Ukrainës sulmuan dy anije patrullimi ruse në…