NASA ka zbuluar 80 eksoplanete
26 qershor 2018
| 11:44
Sipas Institutit të Teknologjisë të Massachusettsit (MIT), astronomët me anë të teleskopit hapësinor “Kepler” të Agjencisë Amerikane të Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) kanë ekzaminuar rreth 50 mijë yje dhe kanë zbuluar 80 eksoplanete.
Planeti më i shndritshëm rrotullohet në orbitën e yllit të quajtur HD 73344.
Ky planet është 10 herë më i madh se masa e Tokës.
Ian Crossfield nga MIT ka thënë se “ky eksoplanet mund të mendohet si versioni më i vogël dhe më i nxehtë i Uranit ose Neptunit”.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “The Astronomical Journal”./lexo.al/