NASA njofton: Njeriu rikthehet në Hënë pas 50 vjetësh me një bazë të përhershme
Një moment i ri historik për njerëzimin dhe eksplorimin e hapësirës, ka njoftuar NASA, përmes projektit “Artemis 3”, përmes të cilit njeriu do të kthehet në Hënë pas 50 vitesh dhe do të krijojë një bazë të përhershme në Polin e Jugut hënor, duke e kthyer më tej vështrimin e tij drejt planetit Mars.
Kthimi i njeriut në Hënë është planifikuar për vitin 2025 dhe misioni do të përfshijë gruan e parë që do të udhëtojë në hapësirë. Pas dy misioneve testuese “Artemis”, është Artemis III që do të shënojë kthimin e parë të njerëzimit në sipërfaqen hënore. NASA do të bëjë histori duke dërguar njerëzit e parë për të eksploruar rajonin pranë Polit të Jugut hënor.
Anija kozmike Orion e NASA-s do të jetë ajo që do të transportojë ekuipazhin nga dhe drejt Tokës si dhe nga e drejt orbitës hënore. Katër astronautë do të nisen nga Launch Pad 39B në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida në bordin e Sistemit të Nisjes Hapësinore (SLS). Ekuipazhi do të zgjidhet duke përdorur kritere që mbulojnë aftësi unike dhe trajnim intensive.