NASA | Pas më shumë se 5 dekadsh, nis misioni i parë amerikan në hënë
Një raketë e re ka nisur fluturimin, si misioni i parë i uljes hënore i nisur nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 1972. Raketa e quajtur Vulcan Centaur, një model i zhvilluar nga “United Launch Alliance”, u lëshua në Stacionin e Forcave Hapësinore në Florida në orën 2:18 të mëngjesit të së hënës.
Anija u ngrit në hapësirë për gati një orë, ndërsa u shkëput nga Toka ku dërgoi “zbarkuesin hënor”, të quajtur Peregrine, në rrugën e tij për në Hënë.
Vetëm pas orës 3 të mëngjesit, anija kozmike u nda nga raketa dhe filloi udhëtimin e saj të ngadaltë drejt sipërfaqes hënore. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ajo mund të prekë Hënën më 23 shkurt të këtij viti.
Sipas një kontrate me NASA-n, Kompania “Astrobotic Technology” prodhoi anijen kozmike të quajtur Peregrine që personifikon skifterin, shpendin që fluturon më shpejt në botë.
“Kjo është një ëndërr … Për 16 vjet ne kemi kërkuar për këtë moment sot. Gjatë rrugës, ne patëm shumë sfida të vështira që duhej t’i kapërcenim dhe shumë njerëz dyshuan tek ne, por ekipi ynë dhe njerëzit që na mbështetën besuan në mision dhe krijuan këtë moment të bukur që po shohim sot”, tha John Thornton shef ekzekutiv i Astrobotic, gjatë një transmetimi në internet.
Thuhet se agjencia hapësinore pagoi “Astrobotic” 108 milionë dollarë për të zhvilluar Peregrine që të fluturojë në sipërfaqen e hënës.
Pelegrine do të transportojë 20 ngarkesa në hënë, pesë prej të cilave janë instrumente shkencore të NASA-s dhe 15 të tjerat vijnë nga një sërë klientësh të ndyshëm.