NASA po ndërton avionin supersonik për pasagjerë
Kompania “Lockheed Martin” ka filluar ndërtimin e një aeroplani supersonik që mund të përdoret për transportin e pasagjerëve. Zyrtarisht i njohur si avioni i teknologjisë së zhurmës Supersonike X-59, po ndërtohet së bashku me NASA-n për të përsosur zhurmën e zërit që do të lejonte uljen e aeroplanit supersonik në tokë.
“Lockheed Martin” ka thënë se ky projekt shënon një moment historik për të sjellë udhëtimin supersonik komercial mbi tokë një hap më afër realitetit.
“Fillimi i prodhimit të projektit shënon një hap të madh përpara për X-59 dhe të ardhmen e udhëtimit të qetë komercial supersonik”, ka thënë Peter Iosifidis, drejtues i programit të Low Boom Flight Demonstrator, Lockheed Martin Skunk Works. “Dizajni i gjatë dhe i hollë i avionit është çelësi për arritjen e uljes së zërit. Ndërsa hyjmë në fazën e prodhimit, struktura e avionëve fillon të marrë formë, duke na sjellë një hap më afër për të mundësuar udhëtimin supersonik për udhëtarët në mbarë botën”, është shprehur ai. Më parë këtë vit, NASA përzgjodhi Lockheed Martin për të dizajnuar, ndërtuar dhe testuar fluturimin për Low Boom Flight Demonstrator.
Pamja e supersonikut më të ri duket si ajo nëpër filmat e fantashkencës dhe ai do të transportojë 300 pasagjerë me një shpejtësi prej 6100 kilometrash në orë./gsh.al/