NASA publikon pamjet mahnitëse nga Marsi

19 shkurt 2021 | 23:25

Agjencia Amerikane e Hapësirës ka publikuar sot imazhe e para me ngjyra, të sondës “Perseverance” që u ul në Mars.

Mes fotografive të publikuara nga NASA gjendet edhe është një pamje nga një satelit që kap robotin teksa është duke u përgatitur që të ulet me parashutë.

Sonda 2.2. miliardë dollarëshe preku sipërfaqen e Marsit të enjten pas një udhëtimi prej gati 500 milionë kilometrash dhe misioni i saj është kërkimi për shenja të jetës së lashtë në Planetin e Kuq.

NASA premton se në ditët në vijim do të ketë imazhe të tjera nga planeti Mars, jo vetëm foto, por dhe video me zë.

Agjencia Amerikane e Hapësirës njoftoi se “Perseverance” është planifikuar të kalojë të paktën një vit marsian, ose dy vjet të Tokës, duke eksploruar zonën ku është ulur në shtratin e një liqeni të lashtë që dikur mbulonte kraterin Jezero.

Në këtë mision, agjencia hapësinore amerikane synon të mbledhë prova të tjera për ekzistencën e jetës në planetin e kuq.

FOTOT e rralla, NASA publikon pamjet mahnitëse nga Marsi

FOTOT e rralla, NASA publikon pamjet mahnitëse nga Marsi

FOTOT e rralla, NASA publikon pamjet mahnitëse nga Marsi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Amerika është kthyer" dhe është angazhuar plotësisht në zgjidhjen e…