NASA zbulon ujë në dy prej hënave të këtij planeti
Prani uji në dy prej hënave të Uranit. Në fakt mund të ketë oqeane nën sipërfaqen e akullt të Ariel dhe Miranda, ashtu sikurse Europa dhe Encelado, satelitë të Jupiterit dhe Saturnit.
Zbulimi është bërë nga të dhënat e marra nga misioni Voyager 2 i NASA-s që është edhe i vetmi që ka vizituar planetin dhe ka qenë ekipi Universitetit Amerikan John Hopkins që ka studiuar materialet, duke e prezantuar në 16 Mars në Konferencën Vjetore për Shkencat Planetare.
Sipas tyre, të dhënat janë aktuale dhe mundësitë që të ketë ujë në gjendje të lëngshme janë vërtet shumë të mëdha, ujë që rrjedh nën sipërfaqen e tyre, por duhen konfirmime të mëtejshme. Dhe për këtë arsye, astronomët kanë propozuar pikërisht që misioni i ardhshëm i rëndësishëm planetar i NASA-s të jetë pikërisht Urani. Nëse do të aprovohej ky projekt, do të duhej një investim prej 4.2 miliard $ dhe do të ishte gati për nisje në vitin 2030.