Naser Hafizi lajmërohet nga arratia, e akuzon gazetarin Mehmetaj për fabrikim dokumentesh
“I dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.
Kështu ka njoftuar ndër të tjera Prokuroria Speciale pas aksionit Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku nën dyshimin për korrupsion është arrestuar ushtruesi i detyrës së sekretarit të Ministrisë së Ambientit, Izedin Bytyqi, teksa ushtruesi i detyrës së drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore në këtë ministri, Naser Hafizi, që dyshohet për Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, nuk është gjetur në vendbanim e tij.
Për këtë është kyçur në “Debat Plus” Hafizi, i cili i ka quajtur si të montuara raportimet e gazetarit Lirim Mehmetaj, rreth keqpërdorimeve me borxhin e ambalazhuesve te ujit nga ministria e Liburn Aliut.
“Të gjithë që ai (Lirim Mehmetaj) po i prezanton i ka te fabrikuara… Problematika e kësaj çështje që është gati që 20 vjet. Dokumente e prezantuara nga gazetari janë të fabrikuara, të montuara. Aty ku insistonte ministri nuk ka pasur preambulë”, ka thënë Hafizi.