Naser Hafizi lajmërohet nga arratia: Jam në udhëtim zyrtar në Francë
Ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi, është lidhur direkt në një emission televiziv nga arratia, ku ka treguar se ndodhet në një udhëtim zyrtar në Francë
Për këtë udhëtim, Hafizi tha se ka marr aprovimet e nevojshme nga Ministria.
“Unë aktualisht jam në një udhëtim zyrtar në Francë….Unë i kam marrë të gjitha aprovimet prej Ministrisë”, ka deklaruar Hafizi në RTV Dukagjini.
“Mirë që i keni dy ish ministra të Planifikimit Hapësinor në studio dhe të dy e dijnë ghjendjen edhe problematikën e kësaj cështje, e cila është që gati 20 vite në ministri. Dokumentet e publikuara nga gazetari janë dokumente të fabrikuara, të montuara”, ka deklaruar tutje Hafizi.
Ai tha se do të kthehet në Kosovë pasnesër dhe se do të paraqitet në Prokurori.
“Jo, sot më ka thirr vetëm një polic hetues për këtë cështje prej kur ka fillu hetimi dhe i kam thënë që jam në një udhëtim zyrtar jashtë vendit. Patjetër (që do të paraqitem). Kom me u kthy masnesër”, ka thënë Hafizi.
Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë Speciale dje është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas hetimeve disamujore.
Në këtë aksion është arrestuar Sekretari i Ministrisë, Izedin Bytyqi, derisa Hafizi nuk është gjetur në banesë.
“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë.