Naser Kelmendi arrestohet nga policia në Serbi

19 shkurt 2021 | 16:52

Naser Kelmendi është arrestuar të premten në qytetin Loznica në Serbi, kanë njoftuar mediet serbe.

Kelmendi është parë në një hotel në hyrje të Loznicës. Rreth orës 13:30 disa vetura të policisë janë dëgjuar duke shkuar në drejtim të hotelit ku ishte Kelmendi.

Policia ka arrestuar atë menjëherë, ka shkruar “Novosti”.

Sipas informacioneve të kësaj medie serbe, ai është ndaluar si qytetar dhe gjatë arrestimit nuk i është gjetur asgjë që mund ta lidhë me ndonjë krim të kryer.

Ai është akoma në stacionin policor të Loznicës dhe nuk ka akoma informata zyrtare se përse është arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Fidan…