Naser Krasniqi emërohet kryeshef i AUV-it
13 nëntor 2020
| 11:32
Qeveria e Kosovës ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV).
Sipas këtij ndryshimi në vend të Valdet Gjinovcit, si kryeshef i kësaj agjencie është emëruar Naser Krasniqi.
Përveç vendimit për anëtarë të Bordit, është miratuar edhe vendimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Shkencor të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku në vend të Imer Hazirit është emëruar Rreze Gecaj nga Fakulteti i Bujqërisë dhe Veterinarisë.