Naser Rafuna fiton çmim në “Cannes World Film Festival”
26 dhjetor 2022
| 17:09
Sukseset për aktorin kosovar, Naser Rafuna, nuk kanë të ndalur.
Së fundmi është shpërblyer me çmimin “Aktori më i mirë në rolin kryesor” në festivalin “Cannes World Film Festival”.
Lajmin e dha vet artisti përmes llogarisë së tij në Facebook.
“Dhe paskam fituar si aktori më i mirë në rolin kryesor në filmin “Hidden” në Cannes Wolrd Film Festival”, shkroi ai.