Naser Rafuna tregon se kur mund të rifillojë seriali “Çka ka shpija”
Masat e tanishme të Qeverisë kanë pezulluar xhirimet e serialit.
Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për kufizimin e lëvizjes kanë bërë të pamundur mbajtjen e xhirimeve të serialit ‘Çka ka shpija’.
Aktori, Naser Rafuna, së fundmi me një postim të bërë në “Facebook” ka njoftuar se pa u bërë lehtësimi i këtyre masave nuk do të rifillojë seriali.
Ai thotë se së bashku me kastën e aktorëve shpresojnë se xhirimet do fillojnë pas 4 majit.
“Te nderuar, per shkak te pandemisë Covid-19, deri në lehtësimin e masave, pra deri atëherë që shpresojmë shumë shpejt…(04 Maj ndoshta) do të vazhdojmë me episoda të reja të serialit ‘Çka Ka Shpija’. Kjo ngase masat e vendosura të lëvizjes nga Qeveria, na e kanë pamundësu xhirimin e episodave të reja. Ju falemnderit”, ka shkruar Rafuna.