Naser Ramadani: Duhen dy ditë për të vërtetuar gjendjen e pacientëve me alergji
13 tetor 2019
| 14:58
Sot rreth orës 11:00, disa punonjës të KQZ-së kanë marrë alergji nga votat e ardhura nga Serbia.
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare kanë kërkuar ndihmë mjekësore nëntë pacientë të gjinisë femërore, dy prej tyre shtatzënë.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se nevojiten 24 deri në 48 orë për të vërtetuar gjendjen e shëndetit të pacientëve.
Ai ka thënë se gjendja e pacientëve është stabile dhe janë duke u bërë të gjitha analizat e nevojshme.