Naser Ramadani infektohet me Covid

29 mars 2021 | 12:17

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani ka njoftuar se është infektuar me Covid.

Edhe pse me koronavirus, Ramadani ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat kundër Covidit.

“Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri  i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga Covid-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia Covid-19”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq ndihet mirë që Suedia e mundi Kosovën në…