Naser Ramadani jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të IKShPK-së
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka konfirmuar dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani.
Nëpërmjet një përgjigje, Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se dorëheqjen e Ramadanit e ka pranuar më 14 gusht të këtij viti.
Po ashtu, MSh-ja ka bërë me dije se ushtruese detyre e shefes së këtij institucioni shëndetësor është caktuar, Ardita Baraku.
“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, Ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e dr. Naser Ramadanit nga pozita e drejtorit ekzekutiv të IKShPK-së. Me vendimin e ministrit të Shëndetësisë, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të IKShPK-së është caktuar dr. Ardita Baraku, Specialiste e Shëndetësisë Publike në Departamentin e Mjekësisë Sociale në IKShPK”, ka njoftuar MSh-ja.
Kujtojmë se Naser Ramadani e ka ushtruar detyrën e drejtorit të IKShPK-së për rreth 12 vjet.