Naser Ramadani: Qytetarët të vaksinohen
17 gusht 2021
| 23:20
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, gjatë një konference për media të martën ka thënë se më 18 gusht do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës masa të reja për luftim të pandemisë, si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Ai ka thënë se kufizimet e reja do të përfshijnë orar të kufizuar të bizneseve të gastronomisë, meqë shpërndarja më e madhe e virusit ka thënë të jetë pasojë e organizimeve në ambiente të mbyllura.
Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje për t’u vaksinuar sa më shumë qytetarë në mënyrë që të mos ballafaqohemi me numër të lartë të hospitalizimeve.
Ai ka theksuar se përgjigjja më e mirë ndaj valës së re të përhapur nga varianti Delta është të vaksinohemi.