Naser Ramadani tregon nëse ka teste të mjaftueshme për detektimin e Omicronit

28 dhjetor 2021 | 12:21

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, ka deklaruar se ka teste të mjaftueshme përmes të cilave detektohet varianti Omicron i koronavirusit.

Sipas tij, ekipet shëndetësore po vazhdojnë të bëjnë mbikëqyrjen e këtij varianti.

“Neve na mbetet të vazhdojmë punën në ruajtje të shëndetit”, ka thënë shkurt Ramadani.

Më 26 dhjetor, Kosova ka detektuar nëntë rastet e para me variantin Omicron të koronavirsit.

Testimi ishte u kryer me kit-e shtesë që kanë pranuar përmes Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
IKSHPK-ja më 23 dhjetor kishte paralajmëruar se do të pajisej me këto kite, me qëllim që të detektojnë variantin e ri Omicron.

Ndërkaq, infektologu Arben Vishaj, në një prononcim për media tha të martën se një prej të infektuarve me Omicron, që kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, kishte kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive, por tani ai është liruar për trajtim në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…