Naser Rugova, Abdixhikut: Reflekto!

04 shtator 2024 | 20:41

Në Istog Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një punëtori dyditore, në të cilën po marrin pjesë kryetari Lumir Abdixhiku dhe të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë.

Në këtë punëtori, sipas kryetari Abdixhiku po bëhen përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se LDK-ja po vjen e organizuar, e reformuar, e unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara.

E ndaj kësaj deklarate të Abdixhikut ka reaguar ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

Ai ka shkruar në “Facebook” ka shkruar se unifikimi nuk arrihet derisa Abdixhiku veten e mbështjell me arrogancë dhe krekosje.

“ ‘Rruga e re’, që në titull e ke gabim Lumir. LDK është shtëpi e vjetër me rrënjë të thella e themel të shëndosh. Unifikimi nuk arrihet derisa ti veten e mbështjell me arrogancë dhe krekosje. Reflekto!”, ka shkruar Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vite më parë Enver Balla festonte i lumtur me…