Naser Rugova tregon se kush duhet të jetë kryetar i ri i LDK-së

20 shkurt 2021 | 10:21

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka folur për çështjen e kryetarit të ri të kësaj partie.

Përmes një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”, Rugova thotë se nuk ka rëndësi se kush bëhet kryetar i ri, e rëndësishme është që kryetari i ri ta bëjë ndryshime në LDK.

“Pak ka rëndësi nëse kryetar bëhet Lumiri, Antoni, Kujtimi apo dikush tjetër. E rëndësishme është që kryetari i ri ta bëjë një prerje kirurgjike me boshtin e te keqes në LDK, gardën e atyre që për 10 vite e kanë privatizuar partinë. Vetëm kështu ka shpresë të rikthehemi”, ka shkruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të enjten pësoi humbje nga…