Nasim Haradinaj: Donika është turpi i familjes Gërvalla

28 janar 2025 | 11:44

Ish-gjenerali i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres Donika Gërvalla, e cila e ka quajtur Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”.

“Ajo së pari e ka turpëruar babanë e vet, është turpi i familjes së saj. Donika është një ‘surrogate e surrogates’. Ose ka një mision, ose është e çmendur”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se familja Haradinaj ka qenë një mbështetje e madhe për të dhe për shumë të tjerë, ndërsa deklaratat e ministres i cilësoi si një turp për shtetin.

“Ajo duhet ta dijë, që familja e Haradinajt ka qenë edhe prind i saj, dhe  kjo është një pikë e zezë, një dele e zezë për të gjithë ata që ajo përfaqëson, dhe aq më tepër për shtetin tonë, ka thënë Haradinaj në emisionin “Ora Shtatë” në “Klan Kosova”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Vjenë është tërhequr shorti për Kampionatin Evropian për…