Nasim Haradinaj e Hysni Gucati në garë për kryetar të OVL-UÇK-së, Parduzi tërhiqet
Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj shpallën kandidaturën e tyre për kryetar të kësaj organizate. Derisa, pretendenti tjetër Kapllan Parduzi u tërhoq nga kjo kandidaturë.
Sot në në Kuvendin e pestë zgjedhor OVL-UÇK, pritet që të bëhet zgjedhja e kryetarit.
Në një fjalë rasti, Hysni Gucati tha se kandidaturën e tij për kryetar e shpalli për të vazhduar përkushtimin tij në mbrojtje të vlerave të luftës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai u zotua se do të kryej punën me dinjitetin në mbrojtjen e vlerave të luftës së UCK-së dhe veteranëve të luftës.
Ndërkaq, Nasim Haradinaj bëri thirrje që për këtë pozitë të zgjidhet më i devotshmi. “Nëse i plotësoj kushtet me devotshmëri iu ftoj për votim” u shpreh Haradinaj.
Ndërsa, Kapllan Parduzi u tërhoq nga kandidatura për pozitën e kryetarit të OVL-UCK-së derisa potencoi se kjo kërkon përgjegjësi dhe është sfidë e madhe.
Sipas tij, viteve të fundit OVL-ja ka qenë inekszitente, siç tha ai duke mos u mbrojtur vlerat e luftës së UCK-së.
Pavarësisht kësaj, ai iu uroj punë të mbarë kundërkandidatëve në procesin e votimit.
Ndërkaq, pati kundërshtime sa i përket shqyrtimit, miratimit dhe rregullores për zgjedhje, porse u dakorduan që të futet në rend të ditës me plotësim ndryshime.