Nasim Haradinaj: Gjykata Speciale është e korruptuar
18 dhjetor 2020
| 12:28
Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj në seancën e parë para Gjykatës Speciale pas konfirmimit të aktakuzës ka thënë se kjo gjykatë është politike, selektive, e njëanshme dhe e korruptuar.
“Në vendin tim, ku jam ulur duhej të ishin kolegë të kësaj gjykate. Mohimi i faktit duke anashkaluar se kush i nxori këto dokumente nga sirtarët, dhe kush i solli në selinë tonë dhe tani për këtë ne të mbajmë përgjegjësinë është çmenduri dhe aspak drejtësi. Kjo gjykatë është politike, selektive, dhe e njëanshme dhe po bindem se është edhe e korruptuar sepse ndryshe nuk do t’u dilte i tërë ai material nga zyrat e tyre”, tha Haradinaj.