Nasim Haradinaj i pastron “hesapet” me Gjykatën Speciale
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka përfunduar katër vjet e tre muaj dënimin e Gjykatës Speciale.
Ish-nënkryetari i organizatës së veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili ishte arrestuar në shtator të vitit 2020, me akuzën për pengim të administrimit të drejtësisë, sot është liruar. Atij i janë krhyer të gjitha gjesendet e konfiskuara, si pasaporta por dhe emblema e UÇK-së të cilën e mbante në bluzë. Siç dihet Gjykata Speciale me 18 maj 2022, i kishte dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, Haradinajn e Gucatin. Pas apelimit të dënimit nga avokatët mbrojtës, Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë kishte vendosur me 2 shkurt 2023, që të ulë dënimet për tre muaj, për ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Haradinajt, sot zyrtarisht iu ka konfirmuar vendimi i kryerjes së dënimit nga Dhomat e Specializuara dhe tani është i lirë.