Nasim Haradinaj i reagon Çun Lajçit për Hashim Thaçin

17 shkurt 2025 | 09:32

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar kundër disa deklaratave të Çun Lajçit, i cili pretendon se ish-presidenti Hashim Thaçi “është mashkull i Brojës”.

“I lumtur jam që kurrë s’të kam besuar, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa? Ti mashkull i Brojës”, pati deklaruar Lajçi.

Lidhur me këtë deklaratë, Nasimi ka bërë një reagim publik, ku thotë se Thaçi nuk e ka kërkuar besimin e askujt, e as nuk ka dashur t’i besojë.

Ndër të tjera ai shton se shpreson se ajo ditë mos të vijë kurrë, që sipas tij Thaçi të jetë i atillë si ‘ata dëshirojnë’.

“Besoj se edhe ndihët krenar Hashimi për këtë punë ! Që kurrë nuk të ka qit as kafe,kurë s’të ka lënë me ja shkel as pragun e kurrë s’të ka besuar dhe as që ka kërkua ndonjëherë besimin tuaj e as që ju ka dashtë . Sepse e ka ditë se çfarë besëpremi je dhe ketë ja kanë treguar tjerët që i preve në besë që nga: LKJ, Ibrahim R. ,Ramushi etj etje….!!!! Uroj që kurrë mos të vjen ajo ditë që ai të jetë i tillë siç doni ju…. !”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një video tejet të veçantë, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde,…