Nasim Haradinaj: Në listat e veteranëve të UÇK-së ka njerëz të cilët kanë qenë pjesë e UDB-së
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Nasim Haradinaj ka theksuar se në listat e veteranëve të UÇK-së ka edhe njerëz të cilët kanë qenë pjesë e Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë (UDB).
Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri, ka thënë se dihet shumë mirë kush janë ata që deri dje, sipas tij, i kanë shërbyer ish-sistemit jugosllav dhe kanë maltretuar shqiptarë, ndërsa sot janë veteranë të UÇK-së.
Haradinaj ka folur edhe për deklaratat e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, i cili kishte thënë se nënkryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka pranuar 8 milionë euro për ta ndihmuar luftën çlirimtare, duke thënë se Quni nuk ka dijeni mbi këto gjëra.