Nasim Haradinaj në odën e veprimtarit Sali Bislimi 

03 dhjetor 2024 | 20:03

“Oda e Ramë Bislimit, në shenjë mirënjohje i ka kushtuar këngë Fadil Llugaxhiut dhe Berat Topillës artist dhe patriot, ku për shumë vite dhanë maksimumin nga vetja e tyre duke i kënduar bashkimit kombëtar, Kosovës dhe UÇK-së në oden tonë”, ka shkruar në “Facebook” veprimtari Sali Bislimi, ku edhe ka publikuar këngën kushtuar Fadil Llugaxhiut dhe Berat Topillës të kënduar nga Gjon Frroka.

Ai ka bërë me dije se në këtë natë i nderuan me prezencë shqiptari i madhe i luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, Riza Greiçeveci shkrimtar, Selatin Retkoceri dhe shumë veprimtarë të tjerë.

“Gjon Frroku mjeshtri i madh nga Lezha historike na sjell këngën dhe amanetin e Kastriotit bashkimin, duke kaluar nga Prizreni na merr dashurinë dhe shembullin e nanës së madhe Terezë për të bërë punë modeste me dashuri të madhe. Gjonin e Rizen i kishim në të bujshëm ku humori na shoqëroj deri në orët e hershme të mëngjesit. Ne po afrojmë afër Kosovën me Shqipërinë ashtu e donë edhe zoti, gjaku na bashkon. Kënga për atdheun bashkë me Fadilin dhe Beratin do të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruar Sali Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një traktor për të cilin u bë pazari 13 vjet…