Nasim Haradinaj nuk merr pjesë në varrimin e vëllait të tij, atij iu mundësua ta ndiqte ceremoninë me video-lidhje
Në varrezat e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Deçanit, iu dha lamtumira e fundit, ish-luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj, vëllait të ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Haradinajt nuk iu mundësua prezenca në ceremoninë e varrimit, por Dhomat e Specializuara lejuan atë që vetëm përmes një video-lidhje ta ndiqte ceremoninë e varrimit të vëllait të tij.
E pyetur për këtë nga mediat vendore, zëdhënësja e Speciales, Angela Griep tha se DHSK-ja lejon të bëhen kërkesa të tilla trupit gjykues kur ka arsye bindëse humanitare.
Ish-luftëtari Agron Haradinaj ka vdekur të enjten pas përballjes me një sëmundje të rëndë shëndetësore.
Në varrimin e tij të pranishëm ishin edhe emra të shumtë të politikës në vend. /Gazeta10