Nasim Haradinaj para trupit gjykues në Speciale: S’flas më, deklarohem vetëm përmes avokatit

18 dhjetor 2020 | 11:53

Ka filluar seanca ndaj nënkryetarit të OVLUÇK-së, Nasim Haradinaj në Dhomat e Specializuara në Hagë

Haradinaj ka marrë fjalën në këtë seancë duke thënë se në vendin e tij të ishin kolegët e Prokurorisë Speciale të cilët i kanë nxjerrë dokumentet, pasi sipas tij, OVKUÇK-ja asnjëherë nuk ka pasur qasje për nxjerrjen e këtyre dokumenteve.

Ai ka thënë se nuk do të flasë më, vetëm përmes avokatit të tij, të cilit i është caktuar vetëm 10 minuta para se të fillojë seanca.

“Zotëri gjykatës dua të them se për mua dhe këdo që ka vetëm një pikë logjike nuk ka si kuptohet ndryshe se vetëm kjo prokurori do ta tërheq vëmendjen e opinionit nga vetja dhe të kërkojë fajin diku tjetër, pra ne Kosovë e që për ta siç po shihet këtu Kosova dhe qytetarët e saj janë fajtor kujdestar. Ne pse duhet të përgjigjemi pse i kemi sekretet e tyre. Aty nuk ishin as një fletë as dy fletë, OVL nuk ka pas qasje dhe nuk do të ketë dhe as qe mund të fajësohet për nxjerrjen e këtyre dokumenteve, ne vendin tim duhet të ishin kolegët e kësaj prokurorie apo edhe ndonjëri nga vetë këta”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është absurde të akuzohen për fajet e Prokurorisë Speciale.

“Nga ne dhe qëndrimet tona nuk keni çfarë te pritni apo te befasoheni. Qëndrimi ynë ka qenë publik dhe çdo herë dyshues të këtyre dhomave. Mohimi i faktit duke i anashkaluar se kush i nxirri nga sirtari i kësaj prokurorie këto dokumente kush na i solli këto dokumente në selinë tonë dhe tani ta mbajmë ne përgjegjësinë e tyre është çmenduri. Ne të akuzohemi për t’i lare fajet e kësaj prokurorie është absurde. Unë më nuk flas por do të flas vetëm përmes avokatit”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isak dikur ishte i suksesshëm në industrinë e ndërtimit, duke…