Nasim Haradinaj sot feston ditëlindjen në Hagë

21 maj 2021 | 11:46

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Nasim Haradinaj sot feston ditëlindjen.

Por, kësaj radhe ai feston më ndryshe se herëve të tjera pasi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë, bashkë me kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe disa bashkëluftëtar tjerë.

Ditëlindjen Haradinajt ia kanë uruar familjarët dhe miqtë  e tij nga distanca, duke i uruar shëndet.

Urimet më të përzemërta i mori nga vajza dhe gruaja e tij, Ariana dhe Gjejlone Haradinaj.

“Urime ditëlindja heroi im. Të dua pa kufi ”, ka shkruar Ariana në llogarinë e vet në “Facebook”, duke ia bashkangjitur postimit edhe dy fotografi me babanë e saj.

May be an image of 4 peopleMay be an image of 1 person, child, standing, outdoors and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti pritet…