Nasim Haradinaj u paraqit në seancë me kravatën me shqiponja
18 maj 2022
| 11:03
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj është paraqitur në seancën e Gjykatës Speciale me kravatën me shqiponja.
Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor bashkë me Hysni Gucatin, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe gjobë prej nga 100 euro.
Njëjtë në seancën gjyqësore para disa ditësh ishte paraqitur edhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Jakup Krasniqi.
Nuk dihet nëse kjo kravatë i takon Krasniqit apo jo.