
Nasim Haradinaj: Vizita e Thaçit në Kosovë u realizua falë presionit të medieve
14 mars 2025
| 11:44
Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, ka deklaruar se vizita i është lejuar për arsye humanitare.
Por, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, në “Klan Kosova” ka thënë se presioni mediatik ishte vendimtar për realizimin e kësaj vizite.
“Mediat e kanë kapur rastin dhe unë mendoj se kjo vizitë ndodhi falë presionit të tyre. Rasti humanitar ka mundur të realizohej edhe më herët, por duket se ata ndodheshin nën presion, sidomos pasi e vërteta për këto gjykata po del në pah. Këto gjykata kanë krijuar një terr informativ”, ka thënë Haradinaj.