Nasim Haradinaj: Zharku bëri mirë që iku, e mundi padrejtësinë
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka treguar nëpërmjet një lidhje telefonike, për pritjen që i është bërë ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharkut.
Haradinaj ka thënë në “Pressing” se për Zharkun ka pasur festë në vendlindjen e tij.
“Ishte festë normale e shokëve të tij. Asgjë tjetër, festim. Në suaza të normales. Mendoj se ka arsye për të festuar, se një luftëtari të lirisë iu bë padrejtësi nga EULEX-i”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Haradinajt, Zharku ka parë që nuk ka drejtësi dhe ka shkuar në Suedi.
“Ku është dëshmitari që ka dhënë dëshmi për të, ku është ai person. Ai ka bërë mirë që i ka ikur padrejtësisë, madje po të ishte kriminel Suedia nuk do ta strehonte ”, ka thënë Nasim Haradinaj.