Nasri tërhiqet nga futbolli

26 shtator 2021 | 17:57

Samir Nasri tërhiqet zyrtarisht nga futbolli i luajtur. Mesfushori 34-vjeçar francez kishte mbetur pa ekip, pas një eksperience te Anderlecht gjatë vitit të kaluar dhe vendosi të “varë këpucët në gozhdë”, teksa lajmin e dha vetë në një intervistë për mediat e vendit të tij. “Episodi që më ka bërë shumë keq dhe ndryshoi raportin tim me futbollin, ishte pezullimi im.

Nuk kisha përdorur asnjëherë substanca të ndaluara, por thjesht mora disa vitamina pasi ndihesha keq. Megjithatë kam vendosur ta mbyll përfundimisht me futbollin e luajtur”, ka deklaruar ndër të tjera 34-vjeçari. Samir Nasri u pezullua me 18 muaj në vitin 2018, pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping, ndërkohë që luante për klubin turk të Antalyasporit.

Më pas provoi të ringrejë karrierën e tij me klube si West Ham dhe Anderlecht, por nuk ia doli të rikthehet në nivele të larta. Fantazisti i rritur te Marseille, spikati te Arsenali në sezonet 2008-2011 dhe më pas u transferua te Manchester City, ku shkëlqeu deri më 2016-ën, vit në të cilin nisi edhe tatëpjeta e karrierës së tij. Samir Nasri numëron edhe 41 ndeshje me fanellën e kombëtares franceze, ku ka shënuar edhe 5 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është…