Nasuf Bejta kundërkandidat i Vjosa Osmanit

02 prill 2021 | 14:32

Teksa po pritet që sot të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit, Nasuf Bejta e ka konfirmuar se do të jetë kundërkandidat i Vjosa Osmanit për postin e presidentit.

“Të dashur qytetarë,
Kandidatura ime për president është në funksion të përmbylljes së procesit të konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Më 14 shkurt, qytetarët kanë vendosur në mënyrë plebishitare për koalicionin Krejt dhe Drejt.
Unë thjesht po kandidoj për ta ndihmuar procesin, në mënyrë që shteti të ketë institucione stabile. Ky stabilitet është i mundshëm vetëm kur ta përmbyllim procesin me zgjedhjen e presidentit të vendit.
Pra, unë po vihem në shërbim institucional për ta përmbyllë vullnetin e qytetarëve të shprehur më 14 shkurt. Për mua është nder që të jem në shërbim të interesit shtetëror. E ky vullnet konsiston që vendi të bëhet me president”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, nën drejtimin e…