Nata 15-të e Prishtinës në karantinë, lëvizje të rralla dhe kontroll në disa pika (Video/Foto)
Komuna e Prishtinës sonte ka hyrë në natën e pesëmbëdhjetë në karantinë.
Edhe në këtë natë ka pasur lëvizje të rralla dhe kontroll të policisë në disa pika, raporton “Epoka e re”.
Kryesisht Prishtina po e jep provimin me pandeminë Covid-19, falë kulturës dhe punës shembullore të policisë.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) edhe sonte janë konfirmuar 32 raste me Covid-19, 23 raste vetëm nga Komuna e Pejës.
Prishtina sonte nuk ka pasur asnjë rast me Covid-19, dhe mund të jetë njëra nga netët e fundit në karantinë.
Deri më tani shkon në 763 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
IKSHPK-ja po ashtu ka bërë me dije se të dielën është shëruar edhe një pacient, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 166, ndërkaq 21 pacientë kanë humbur jetën.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije të dielën se më 30 prill do të rishikohen masat e kufizimit të lëvizjes.
Pamjet nga Veterniku dhe Rruga B.